Maqedoni, dy thirrje të reja të Fondit për inovacione për projekte në arsim
Fusha e re e veprimit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) për zbatimin e inovacioneve në sektorin publik vazhdon me dy thirrje në sferën e arsimit, për nxitjen e ideve kreative te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, dhe për përpunimin e ndihmëse inovative arsimore. Vitin e ardhshëm Fondi planifikon 15 deri 20 milionë euro për plasman në ekonominë kombëtare.
“Qëllimi nuk është të kemi produkt ose shërbim të suksesshëm komercial, por realitsht zhvillim të kulturës së mendimit kreativ te të rinjtë. Gjatë tre muajve të kaluar në analizat tona të gjendjeve kemi konfirmuar se ka potencial të madh për financimin e projekteve, por për fat të keq nga ana tjetër kemi realisht interes të vogël të shfrytëzimit të mjeteve. Me përkrahje të kësaj reforme në të ardhmen do ta rrisim tregun për plasman të produkteve financiare të Fondit, respektivisht në afat të mesëm të marrim sa më shumë aplikacione në ekonomi me resurse njerëzore nga vendi”, thotë drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski në intervistë për MIA-n.
Ai paralajmëroi se në bashkëpunim me Bankën Botërore i finalizojnë aktivitetet për shpalljen e thirrjes për instrumentet akseleratorë dhe ekstension teknologjik, për të cilat deri tani nuk ka pasur shpallje.
Bëhen përpjekje, siç thotë, që të zhbllokohet realizimi i thirrjes së katërt për përkrahje financiare të start ap dhe ideve inovative deri në fazë të komercializimit, me çka ndahen 85 milionë denarë. Kjo thirrje ka filluar në fillim të vitit, ndërsa udhëheqësia e re e ka hasur në fazë të afateve të skaduara.
Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik do t’i propozojë Qeverisë projekt me të cilin institucionet do të ndajnë përqindje të caktuar nga mjetet e përgjithshme për furnizimet publike për përkrahje të produkteve inovative dhe shërbimeve.
“Qëllimi është të zvogëlohen harxhimet e furnizimeve publike, pasi nëse shteti investon në zhvillimin e një produkti të caktuar, normalisht se duhet të jetë me çmim subvencional. Produkti do të zhvillohet në ekonominë e vendit, e cila është më e lirë dhe më konkurrente se furnizuesit e huaj dhe do të marrim cilësi më të mirë në shumë raste. Nga njëra anë do të kemi kursim real të buxhetit, ndërsa nga ana tjetër nxitje të ekonomisë së vendit. Ky është projekt që e inicojmë tani dhe për të cilin presim përkrahje nga Qeveria”, tha Despotovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës