Maqedoni, autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje pacientët të tregojnë të dhëna të sakta

Rreth 70 për qind e rasteve aktive dhe rasteve të reja me koronavirus janë në suaza të klasterëve të njohur, por ka edhe raste të reja, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe. Filipçe potencoi se paraqitja e rasteve të reja çdoherë është për shkakun e njëjtë, e ai është mosrespektimi i masave. Ai theksoi se mes klasterëve të rinj janë persona të infektuar në dy dasma në Ohër dhe në Shkup.
“Në një aheng familjar në Ohër me rreth 200 të pranishëm, deri më tani janë konfirmuar tetë pacientë pozitivë, 40 kontakte janë në izolim, përderisa në Shkup, në të cilën ka pasur rreth 100 njerëz, deri më tani janë konfirmuar 14
pozitivë me virusin. Problem i madh i epidemiologëve dhe inspektorëve të ISHSHS iu krijon në këtë rast mungesa e bashkëpunimit të të pranishmëve në atë aheng, tha Filipçe, i cili potencoi se edhe përkundër ndalesës, njerëzit po
bëjnë tubime masive, e për më tepër, nuk po tregohen informata të sakta dhe nuk i respektojnë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Ministri FIlipçe deklaroi se cila do ngjarje, përfshirë edhe zgjedhjet, nëse organizohen sipas protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, nuk paraqet rrezik për qytetarët.
Lidhur me konfeksionet në Shtip, FIlipçe informoi se janë marrë 778 strisho, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive dhe në spital janë hospitalizuar 24 persona. Të gjithë të tjerët janë në mjekim shtëpiak apo në vetëizolim,
varësisht nga simptomat. Nga vendimet, gjithsej të dhëna nga ISHSSH, 400 perosna janë kontakte.
Ai tha se gjendja në Shtip, dhe në Tetovë gradualisht po qetësohet, por mbetet vatra në Shkup, posaçërisht në Çair, ku ka numër më të madh të rasteve të infektuara.
Nga rastet e regjistruara dje, 175, 131 janë në Shkup, prej të cilave 14 janë nga Çairi. Kjo komunë e Shkupit edhe më tej mbetet me numër më të madh të të infektuarve. Përfundimisht me numrin e djeshëm, gjithsej të infektuar në Çair
janë 209, pas çka pasojnë Buteli me 76, Aerodromi dhe Gazi Baba me nga 75, Qendra me 73, Karposhi me 72, Saraji 64, Kisella Voda 43, Gjorçe Petrovi 35, SHuto Orizara 26 dhe Studeniçani dhe Haraçina me nga 24 të infektuar. Ilindeni ka gjithsej 19 të infektuar me KOVID-19, Petroveci 6, Çuper Sandeva 4, Sopishte 2, ndërsa dy nga të infektuarit janë të huaj.
Me 175 rastet e djeshme, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 3.538, prej të cilëve aktivë janë 1.687, ndërsa janë shëruar 1.682. Prej fillimit të epidemisë vdiqën 169 persona, prej të cilëve dje pesë. Tre nga Shkupi, në
moshë prej 59, 60 dhe 64 vjeç, një pacient nga Gostivari (72) dhe një nga Prilepi (72).
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot theksoi se nuk është e rrezikuar puna e asnjë institucioni shëndetësor publik në vend, respektivisht asnjë spital aktualisht nuk është në rrezik nga përhapja e koronavirusit Kovid-19 dhe se
spitalet akoma kanë kapacitet për t’u kujdesur për të sëmurët. Ai informoi se nga e hëna një personel mjekësor nga shteti do t’i bashkëngjitet ekipeve në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 SHtatori”. Bëhet fjalë për 10 mjekë dhe po
aq infermiere.
Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja, shtyhet për një javë normalizimi i punës në suaza të klinikave, nga ajo që ishte dakorduar më parë.
Mjekët amë deri më tani nuk janë planifikuar në skriningun e planifikuar të kategorive të caktuara të pacientëve për KOVID-19, por ato ndoshta do të përfshihen më vonë, deklaroi dje Filipçe.
Mbi 30 për qind e rasteve të vdekjes janë nga dita e parë deri e pestë e hospitalizmit, që është dëshmi se pacientët, për fat të keq vonë vijnë në spital. Është shumë rëndë të konfirmohet shkaku.
Lidhur me atë nëse ka filluar procedura kundër mjekëve amë të cilët nuk besojnë në virus dhe nuk i udhëzojnë njerëzit për mjekim, sipas informatës së Odës së mjekëve, dhe nëse nga të hospitalizuarit ka pacient të tyre., Filipçe tha se ka pacientë, të cilët shumë vonë lajmërohen në spital dhe këtë e ka treguar analiza e vdekshmërisë.
Filipçe bëri thirrje të gjithë pacientët në spitale të tregojnë të dhëna të sakta, ndërsa për dhënien e informatave të pasakta tha se do të insistojë që kjo të sanksionohet
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës