Mangësitë e një ligji që pritet të miratohet
Dukuria e korrupsionit në Kosovë nuk është më një risi, por një gjë ‘’normale’’ që mund ta hasësh pothuajse në çdo sferë të shoqërisë. Në çdo shtet ekzistojnë mekanizma për parandalimin e kësaj dukurie, siç është konfiskimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme. Kjo nënkupton që nëse një politikan apo biznesmen ndërton një vilë apo blenë një makinë të shtrenjtë, shteti kërkon llogari për burimin e të hollave. Dhe në rast kur burimi i marrjes së të hollave konsiderohet i paligjshëm, atëherë konfiskohet pasuria.
Tek ne mungon një projektligj i tillë, pasi mungon vullneti politik dhe ky vullnet mungon pasi ata që duhet ta bëjnë një projektligj janë akterët e krimit dhe mënyrës së pasurimit në mënyrë të paligjshme. Pra, projektligji për konfiskimin e pasurisë do t’i hapte rrugën konfiskimit të pasurisë së paligjshme e që konsiderohet si hap mëse i nevojshëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
Duhet rikujtuar se në Raportin e fundit të Transparency International, Kosova radhitet keq me shkallën e korrupsionit. Ajo ndodhet në vendin e 112 me një notë prej 2.9, në një vlerësim që fillon nga zero deri në dhjetë. Kjo fletë se niveli i korrupsionit ka arritur në një gjendje alarmante. Për të bërë hapa pozitivë dhe që shoqëria jone të ecën me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian, Kosovës sot i duhet një ligj që fuqizon interesat e shtetit, si ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Një ligj i tillë është duke u hartuar. Në fund të muajit maj apo në fillim të qershorit, Qeveria do t’ia dërgojë atë Kuvendit për miratim. Por ky ligj nuk duhet të jetë i tillë që të mos krijojë mundësi përjashtimi të figurave politike dhe shtetërore. Në të kundërtën, ne do t’i japim mundësi krimit të organizuar; do t’i japim mundësi korrupsionit dhe do të krijojmë lehtësira që edhe kriminelët të cilët vijnë nga rajoni të gjejnë strehim për të zhvilluar krimin e organizuar; për të zhvilluar biznes dhe për të krijuar pasuri të paligjshme .
Por, ajo që vlerësohet të jetë shqetësuese në këtë projektligj është mungesa e fuqisë së tij prapavepruese, që do të thotë se ata që kanë fituar pasuri në mënyrë të paligjshme para se ky ligj të hyjë në fuqi, nuk do të mund t’u konfiskohet pasuria. Kjo pasi në dispozitat e këtij ligji parashihet që vetëm pasuria e fituar paligjshëm pas hyrjes në fuqi të ligjit do të mund të konfiskohet.
Atëherë, kjo nënkupton se ky ligj po hartohet për të amnistuar të kaluarën dhe jo për të bërë drejtësi. Është shqetësuese mungesa për retroaktivitetin që duhet pasur ky ligj në kuadër të zbatimit. Të kundërtën e kësaj përvoje na e japin shtetet e ndryshme, që në ligjet e tyre kryesisht fushëveprimin e kanë edhe për të kaluarën.
Ky projektligj do t’i penalizojë vetëm ata që krijojnë pasuri të paligjshme pas hyrjes në fuqi të tij . Ky është një manipulim që bëhet nga ana e Qeverisë, që të shtyjë sa më shumë ligjin e të keqpërdorin paranë publike për tu pasuruar sa më shumë.
Duhet ngritur zërin nga të gjithë qytetarët që ky projektligji të miratohet sa më pare dhe të futet edhe retroaktivi për të kaluarën e të gjithë zyrtarëve shtetëror. Këtë edhe e presin qytetarët e ndershëm nga sundimi i ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës