LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Do të fitoj trofe me Cityn, sikur me skuadrat e mëparshme

Mancini: Do të fitoj trofe me Cityn, sikur me skuadrat e mëparshme

Roberto Mancini ka bërë të ditur se një ditë do t’i pëlqente ta drejtojë përfaqësuesen e Italisë, mirëpo para se ta bëjë këtë ai dëshiron që të fitojë tituj me Manchester Cityn.

“Unë punoj 18 orë (në ditë) ashtu që të arrijmë qëllimet tona. Brenda disa vitesh Manchester City duhet të fitojë, ngjashëm sikurse të gjitha klubet ku kam qenë”.

“Tash për tash po mendoj për Cityn. Do të qëndroj këtu për shumë vite, por një ditë dua të kthehem në Itali që ta drejtoj kombëtaren, nuk e mohoj këtë”, ka thënë ish-trajneri i Interit. /Telegrafi/