Please enter at least 3 characters.

Manchester United rikthen interesimin për Diego Godin

2020/03/godin.png

Manchester United ka rikthyer interesimin për Diego Godin dhe do të tentojë të transferojë atë në afatin kalimtar veror.

Mbrojtësi uruguaian u transferua në verën e kaluar te Interi nga Atletico Madridi, mirëpo ka dështuar të tregojë vetën në Giuseppe Meazza.

Sipas Corriere dello Sport, 34-vjeçari nuk pëlqehet më nga Antonio Conte de në verë do të kërkojë një aventurë të re.

Në verën që shkoi, Djajtë e Kuq kishin tentuar të transferonin atë, mirëpo lojtari e pëlqente kalimin në Serie A.

Tani, United do të tentojë transferimin e Godin nga Interi, mirëpo po përballet edhe me një garë nga Valencia që po ashtu i do shërbimet e mbrojtësit. /Telegrafi/