LAJMI I FUNDIT:

Mançevski pret debat të argumentuar për Ligjin e mediave

Mançevski pret debat të argumentuar për Ligjin e mediave

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski pret debat të argumentuar dhe të logjikshëm për Ligjin për media në Kuvend dhe sjelljen e tij në kohë sa më të shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen mirë që ligji ka hyrë në procedurë. Ne asnjëherë nuk ikim nga debati dhe duam që të flasim me argumente për propozimet nga pala e opozitës. Shpresoj se do të kemi argumente, por debat të logjikshëm, e cila do të na sjell në situatë që në kohë të logjikshme ta miratojmë ligjin reformues në sektorin e mediave, deklaroi sot Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së konferencës për qeverisje të hapur partneriteti.

Në lidhje me angazhimin e zyrtarëve administrativ në kuadër të Marrëveshjes Kornizë, ministri Mançevski tha se procesi i nënshkrimit të marrëveshjes me 985 administrator është në vijim dhe shumë shpejtë pritet të bëhet edhe shpërndarja e të tjerëve. /Telegrafi/