Arb Manaj ka vazhduar me formë të mirë në futbollin turk.
Ish-sulmuesi i Trepçës ‘89, Arb Manaj duket se e ka kaluar krizën e golave dhe tashmë ka nisur të shënojë rregullisht.
Pasi shënoi javën e kaluar në Kupën e Turqisë me skuadrën e tij Ankara Keciorengucu, Manaj sot ka realizuar edhe në kampionat.
Goli i sulmuesit nga Klina ka qenë vendimtar për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.
Kosovari u fut në lojë në minutën e 79-të derisa ka realizuar në minutën e 90-të për ta barazuar rezultatin 2:2 që Ankara luajti si mysafirë me Eskisehirspor.
Me këtë pikë të fituar, skuadra e Manajt, Keciorengucu zë vendin e gjashtë në tabelë me 15 pikë të tubuara, tri më pak se lideri Tuzlaspor.
Për Manajn ky ishte goli i dytë me fanellën e kësaj skuadre. /Telegrafi/