Manchester Unitedi thuhet se pati një shans për të nënshkruar me yllin e RB Salzburg, Benjamin Sesko, tre vjet më parë, por refuzoi ta transferojë atë.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të përforcimeve të reja, pasi sot (e premte) nis sezoni i ri në Ligën Premier dhe duan të jenë konkurrues për pozitat e para.
Drejtuesit e Unitedit dhe trajneri Erik ten Hag kanë etiketuar tashmë disa lojtarë që mund t’i transferojnë edhe njëri nga ta është sulmuesi Sesko.
Unitedi tani është në bisedime për të nënshkruar me sllovenin për plot 55 milionë funte apo 65 milionë euro
Megjithatë, sipas mediumit The Athletic, Unitedi ishte në dijeni të tij kur ai ishte në skuadrën Domzale.
REVEALED: Man Utd rejected £55M Sesko for chump change 3 years ago #mufc #manutd https://t.co/ChkW0y9rGQ
— Tribal Football (@tribalfootball) August 5, 2022
Salzburgu e rrëmbeu atë kur ishte 16 vjeç. Unitedi mund të kishte bërë të njëjtën gjë, por vendosi që çmimi prej 2.5 milionë funtesh (3 milionë euro) ishte shumë i shtrenjtë.
Tani ata duhet të paguajnë 65 milionë euro për sulmuesin, i cili është nën kontratë me skuadrën e Red Bull deri në vitin 2026. /Telegrafi/