Site icon Telegrafi

Man Utd ‘po punon shpejt’ për të mbyllur marrëveshjen për sulmuesin Benjamin Sesko

Klubi anglez, Manchesteri United po përpiqet shumë për të nënshkruar këtë muaj me sulmuesin e RB Salzburg, Benjamin Sesko.

United ka hyrë në bisedime me Salzburgun për nënshkrimin e sulmuesit Sesko këtë verë, ndonëse kampionët austriak hezitojnë të shesin yllin e tyre dhe kanë vendosur një çmim prej 55 milionë funtesh për lojtarin.

Megjithatë, ndërsa Unitedi po vazhdon të luftojë në të gjitha frontet për 19-vjeçarin, atyre u është dërguar një paralajmërim për situatën e tyre aktuale me procedurat.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Manchester United takohen me agjentët e Benjamin Seskos

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, dy klube të tjera thuhet se janë të interesuara për nënshkrimin e Sesko këtë verë.

Romano ka pohuar se Unitedi po punon “shpejt” për transferimin, por “dy klube të tjera” kanë hyrë në garë, megjithëse emrat e klubeve nuk janë zbuluar.

Lexo po ashtu Real Madridi ka tetë emra për zëvendësuesin e Benzemas, në listë edhe Armando Broja

Megjithatë, para disa ditësh u raportua se sulmuesi mund të jetë edhe në radarin e Real Madridit, së bashku me shqiptarin Armando Broja.

Unitedi ka luftuar gjatë gjithë verës për të arritur një marrëveshje për mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong dhe do të jetë i etur të mos lejojë që e njëjta gjë të ndodhë përsëri këtu me Seskon. /Telegrafi/

Exit mobile version