Klubi anglez, Manchester United thuhet se është i interesuar të përforcohet në repartin e mbrojtjes apo më saktë në qendër të mbrojtjes.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, United pritet të jetë i zënë në drejtim të forcimit të bërthamës së tyre mbrojtëse në afatin kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq po planifikojnë të nënshkruajnë të paktën një qendërmbrojtës në verë dhe kjo mund të rritet në dy nëse Raphael Varane largohet.
Tani për tani, United nuk i ka ofruar një kontratë të re francezit dhe ai ka të ngjarë të largohet pasi kontrata e tij të skadojë pas qershorit.
Skuadra e Erik ten Hag ka kërkuar lojtarë që mund të jenë ideal për ekipin dhe kryesisht po kërkojnë nënshkrimin e qendërmbrojtësve të rinj.
Të tillë si Jarrad Branthwaite, Jean-Clair Todibo, Gleison Bremer dhe lojtari i Benficas, Antonio Silva, janë vëzhguar të gjithë nga klubi.
Defensas centrales que está siguiendo el Manchester United 🔍🔴:
• Jarrad Branthwaite 🏴
• Gleison Bremer 🇧🇷
• Jean-Clair Todibo 🇫🇷
• Antonio Silva 🇵🇹🗞️: @FabrizioRomano pic.twitter.com/HlPfw0GZqw
— Forever United (@MUnitedEs) April 15, 2024
Klubi anglez është i vetëdijshëm se asnjëri nga këta lojtarë nuk është i disponueshëm për ndonjë shifër të lirë dhe nuk do të jetë e lehtë të transferohen dy prej tyre së bashku.
Kjo vendim i Unitedi thuhet se vjen pas torturave nga lëndimet e qendërmbrojtësve gjatë gjithë sezonit, me Lisandro Martinez që humbi një pjesë të sezonit 2023/24 për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/