Drejtuesit e Manchester Unitedit kanë gjashtë emra trajnerësh në listën e ngushtë për të marrë drejtimin e ekipit deri në fund të këtij sezoni pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer fundjavën e kaluar.
Solskjaer u shkarkua nga roli i tij si trajner i Unitedit pasi një serie rezultatesh negative, prej pesë humbjesh nga shtatë paraqitje në ligë, ndërsa e fundit ishte një humbje poshtëruese 4-1 nga Watfordi.
Nga ana tjetër, Michael Carrick, një ish-lojtar dhe ndihmës i Solskjaer, është ngarkuar me përgjegjësinë për të udhëhequr klubin në këto kohë të trazuara derisa plani për pjesën tjetër të sezonit të bëhet më i qartë.
Sipas mediumit britanik The Mirror, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë kontaktuar gjashtë menaxherë të mundshëm për të marrë detyrën në Old Trafford deri në fund të sezonit.
Nënkryetari ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward dhe drejtori menaxhues Richard Arnold vendosën të mos udhëtonin në Spanjë për ndeshjen e së martës me Villarrealin, pasi ishin të zënë duke i intervistuar kandidatët për këtë rol.
Ernesto Valverde, Ralf Rangnick, Paulo Fonseca, Lucien Favre dhe Rudi Garcia kanë mbajtur të gjithë intervista me klubin, ndërsa trajneri aktual i përkohshëm, Carrick gjithashtu mund të lihet në postin e tij.
Favorit për të marrë drejtimin e klubit shihet ish-trajner i Barcelonës, Valverde dhe ai i RB Leipzig, Ragnick. /Telegrafi/