Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë pozitive duke arritur edhe fitoren e shtatë me radhë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, gjashtë nga to në kampionat.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paul Pogba (27') dhe Marcus Rashford (42') për vendasit, ndërsa për Brightonin shënoi Pascal Gross (72').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anglez Rashford, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Gaetan Bong që u vlerësua me 5.8.

Man Utd: 

notat man utd 2 e1547920341399

Brighton:

notat man utd 3 e1547920364658

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app