Më 2008 shkencëtarët kanë arritur të klonojnë miun duke shfrytëzuar qelizat e miut tjetër i cili ishte ngrirë para 16 vitesh. Shkencëtarët nga universiteti i Kyotos shpresojnë se me ndihmën e kësaj teknike do t’u japin jetë edhe mamutëve të leshtë.
Në fakt, në gusht të vitit të kaluar në tundrën siberiane, në akull, janë gjetur të mbeturat e kafshëve gjigante të cilat dikur kanë ecur nëpër tokë.
Në fakt, këto të mbetura do të mund të përdoreshin për klonimin e mamutëve, mirëpo profesori Akira Iritani, i cili udhëheqë studimin, para së gjithash do të niset në ekspeditë në Siberi dhe të gjejë një mostër të mirë të indeve të mamutit të ngrirë. Nëse nuk arrin të bëj këtë gjë, atëherë do të luten rusët t’u ofrojnë një mostër nga ato që kanë.
“Niveli i suksesit të klonimit deri rishtazi ka qenë shumë i ulët, por tani është deri në 30 për qind. Mendoj se ekzistojnë gjasa të arsyeshme që të kemi sukses dhe një mamut i shëndoshë do të mund të lindte brenda katër deri në pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Iritani për të përditshmen britanike Daily Telegraph. /Telegrafi/