Site icon Telegrafi

Malisheva do të luajë në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit

Triumfi i Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, e la këtë të fundit pa gara evropiane, ndërsa si i katërti në kampionat, Malisheva, do të luajë në Ligën e Konferencës.

Ballkani tashmë me sigurimin e titullit të kampionit ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, ku do të luajë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, shkruan Telegrafi.

Pasi Ballkani ka fituar të dy trofetë, do të jetë asistim për Llapin, Dritën dhe Malishevën.

Lexo po ashtu Ballkani me kurorë të dyfishtë, fiton me penallti Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës

Garat evropiane i kishin siguruar edhe Llapi dhe Drita, por pasi Prishtina humbi në finale, ato kalojnë në një rang më lartë.

Fituesi i Superligës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, gjë që ndodh edhe me Llapin tani si i dyti në renditje.

Drita tani do të luajë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa Malisheva si e katërta do të luajë në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Për klubin e Malishevës, kjo është hera e parë që do të luajë në garat evropiane, pas një sezone shumë të mirë në kampionat, ku shkëlqyen emra si Drilon Hazrollaj, Etrik Brruti, Arlin Veliu, Dren Kryeziu e të tjerë…/Telegrafi/

Exit mobile version