Të enjten në vendngjarje ka dalë kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, komandanti i Policisë rajonale Ahmet Hasi dhe drejtori i Policisë kufitare për rajonin Perëndim, Azem Mala – ku janë takuar me kryeinspektorin e Policisë kufitare të Malit të Zi, Predrag Kukal.

Autoritetet e Pejës, një ditë pas këtij veprimi, kanë kundërshtuar ashpër “tkurrjen” për rreth pesë kilometra të territorit të Komunës, dhe bashkë me këtë edhe të shtetit të ri të Kosovës. /Telegrafi/