Në Senegal të Afrikës, një grup i majmunëve e kanë rrahur keq dhe kafshuar dhunshëm liderin e dikurshëm, i cili është rikthyer pas disa vitesh që ka jetuar i vetmuar.
Ai dikur ishte udhëheqësi apo siç njihet në botën e kafshëve si Alfa i grupit, por pas një përleshje me të dytin apo të ashtuquajturin Beta, e ka humbur statusin, transmeton Telegrafi.
Pas është ndjekur nga pjesëtarët e komunitetit ku bënte pjesë, është larguar në vend të panjohur dhe ka jetuar vetëm për vite tëra.
Shkencëtarët thonë se majmuni ka bërë një përpjekje të pamend, kur ka provuar t’i kthehet grupit, sepse është ndjekur nga mbrojtësit në mënyrë mizore.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen një nga nëntë rastet që janë regjistruar ndonjëherë, kur majmunët e kanë trajtuar në këtë formë prijësin e dikurshëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/jnpdl5HLA_Y