Kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, që nga sot do të jetë imazh i produktit të industrisë së prodhuesit të mishit ‘MEKA’. Prodhuesi vendor, MEKA, sot ka lansuar produktin e të ri, pashtetë pule, e cila përveç shijes së veçantë dhe të sigurt në origjinalitet, do të ketë si imazh xhudisten më të mirë në botë.
Me këtë rast, drejtori i kompanisë MEKA, Burim Pirraj, ka nënshkruar kontratën me kampionen e xhudos, në mënyrë që tash e tutje ajo të jetë imazh i këtij produkti.
Pirraj tha se me këtë bashkëpunim synohet që prodhimet vendore të plasohen edhe në tregun ndërkombëtar. Suksesi i Majlinda Kelmendit, me përfaqësimin që ajo i ka bërë Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka bërë që kompania MEKA të vendos imazhin e saj në produktin e ri.
“Le të jetë ky bashkëpunim i jonë shembull për të gjithë ndërmarrjet, për të gjitha kompanitë vendore, që ta rrisin bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, ashtu që ta zhvillojmë vendin dhe ta ndryshojmë situatën që gjendemi sot. Promovimi i sotëm ka në fokus të vetëm një produkti të cilin e kemi hedhur në treg së fundmi dhe që është pashtetë pule. Për këtë produkt kemi punuar gati se një vit. Kemi arrit të prodhojmë një produkt i cili është prodhim kosovarë, por që ka një cilësi ndërkombëtare. Prandaj, edhe me plot kënaqësi e kemi kontraktuar Majlindën, si një produkt vendor që ka renome ndërkombëtare dhe atë renome shumë të madhe “, ka thënë Pirraj, transmeton KP.
Nga ana tjetër, kampionia botërore e xhudos tha së është e kënaqur që sot ka nënshkruar kontratë për promovimin e produktit të ri vendor nga prodhuesi MEKA.
“Sot është ditë e veçantë për neve sepse po bëjmë kontratë për një produkt vendor i cili ka cilësi ndërkombëtare. Më gëzon shumë fakti që kompanitë vendore por përkrahin sportistët dhe sportin. Kështu që unë vetëm po shfrytëzoj rastin me i falënderuar shumë. Edhe çka të them tjetër vetëm se së bashku të ecim drejt suksesit’”, është shprehur Majlinda.
Pas nënshkrimit të kontratës mes pronarit të kompanisë Meka dhe trajnerit të Mjalinda Kelmendit , Dritoni Kuka, ky i fundit tha se kjo arritje e sotme le të jetë një mesazh i mirë i bashkëpunimit. Kuka tha se nga kjo kontratë do të përfitojnë xhudistët e klubit të xhudos IPPON nga Peja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë