Xhudistja ka rezervuar emrin Majlindakelmendi.info dhe Majlindakelmendi.org, ndërsa faqja e saj në Facebook është Majlinda Kelmendi Official.

Në këtë mënyrë xhudistja do të zvogëlojë shanset e keqpërdorimit të emrit të saj nga njerëz të ndryshëm që kanë hapur profile me emrin e saj. Profili në Facebook Majlinda Kelmendi Judo nuk është i bërë dhe i mirëmbajtur nga ekipi i xhudistes, dhe autorët kanë refuzuar që të bashkëpunojnë.


“Këto profile do e ndihmojnë komunikimin e Majlindës me publik, dhe do të ndihmojnë në përkrahjen e sponsorëve që e përkrahin xhudisten dhe pjesëmarrjen e saj në Olimpiadë prandaj presim përkrahjen tuaj”.

“Të gjithë ata që dëshirojnë të përkrahin Majlindën mund të bëjnë një ‘Like’ në profilin e saj zyrtar dhe në këtë mënyrë do të na ndihmojnë neve që në mënyrë sa më dinjitoze të prezantojmë Kosovën në botë”, thuhet në një komunikatë dërguar nga stafi i sportistes.

Majlinda Kelmendi është padyshim sportistja më e njohur dhe më e pranishme në mediat botërore e cila përfaqëson Kosovën dhe një ambasadore e fuqishme e vendit tonë botë. /Telegrafi/

telegrafi sport app