Maicon nuk do ta refuzonte Realin

Maicon është lidhur me Real Madridin dhe Manchester Cityn, ndodhi kjo pas transferimit të Jonathan nga Santosi.
“Është një vit që nga koha kur kemi biseduar për këtë. Tregu i transferimeve zhvillohet në aq shpejtësi, sa që gjërat ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Një gjë është e sigurtë, shefi i Interit, Moratti nuk ka qëllim të shesë lojtarët. Ai dëshiron para”.
“Është vështirë të thuhet sa. Ai refuzoi 25 milionë euro. Nëse një ofertë e tillë vjen tash, ai do të pranonte. Maicon ka marrëdhënie të mira me Mourinhon, por nuk e di nëse Perez do të shpenzojë aq shumë para për një lojtar që ka fituar aq shumë, por që nuk është dhe aq i ri”, theksoi Antonio Caliendo. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































