Maicon i hapur për transferim te Reali

Maicon është lidhur me Realin dhe Manchester Cityn që nga arritja e ish-mbrojtësit të Santos, Jonathan, te Interi.
“Është një vit kur kemi folur shumë për këtë. Tregu është duke u zhvilluar me aq shpejtësi sa gjërat mund ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Një gjë është e sigurt, bosi i Interit, Massimo Moratti, nuk ka synime të pranojë ndonjë lojtar të Realit si pjesë e shitjes së Maicon”.
“Presidenti dëshiron para. Është vështirë të thuash sa. Vitin e kaluar ai refuzoi 25 milionë euro. Nëse e njëjta shumë arrin këtë vit mendoj se do ta shesë, por nuk jam unë ai që caktoj çmimin. Interi e bën këtë”.
“Maicon ka raporte të mira me Mourinhon. Por nuk mendoj se Florentino Perez është i bindur për të harxhuar shumë para në një lojtar i cili ka fituar shumë, por nuk është aq i ri”, ka shtuar agjenti për IlSussidiario.net. /Telegrafi/











































