LAJMI I FUNDIT:

Mahmuti: Konkluzionet e përkthyera nga Prokuroria e Prizrenit për rastin e Astrit Deharit nuk duhet të citohen

Mahmuti: Konkluzionet e përkthyera nga Prokuroria e Prizrenit për rastin e Astrit Deharit nuk duhet të citohen

Publicisti dhe politologu Bardhyl Mahmuti, ka vazhduar me shkrime lidhur me manipulimet, që pretendon ai, se i janë bërë ekspertizës zvicerane për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Mahmuti, përmes një postimi në Facebook, është ndalur edhe një herë te përkthimi i tij i konkluzioneve për vdekjen e Astrit Deharit nga Qendra Universitare Romande e mjekësisë ligjore në Lozanë, ka thënë se disa media ende vazhdojnë të citojnë konkluzionet e shtrembëruara nëpërmjet përkthimit, të cilat u shpërndarë zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Përkundër asaj se disa medie në Kosovë publikuan përkthimin tim të këtyre konkluzioneve, ende vazhdohet të citohen konkluzionet e shtrembëruara nëpërmjet përkthimit, të cilat u shpërndarë zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe u publikuan në faqen zyrtare të internetit të Prokurorit të shtetit. E shoh të udhës t’i kthehem edhe një herë kësaj çështjeje, ka shkruar .


Mahmuti është ndalur te konkluzionet një nga një, të cilat po ua sjellim në vazhdim.

“Në tekstin origjinal në gjuhën frënge thuhet:

“ CONCLUSIONS

Sur la base de l’ensemble des éléments à notre disposition et suite aux analyses effectuées dans nos laboratoires, nous pouvons admettre les conclusions suivantes:

1. Comme indiqué dans notre expertise EI 180001, nous avons des doutes concernant les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. En effet, l’hypothèse d’un suicide de M. DEHARI Astrit par le moyen avancé par les médecins légistes parait peu vraisemblable et l’intervention d’une tierce personne dans le processus fatal doit être évoquée”.

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, hyrja dhe konkluzioni i parë është përkthyer kështu:

“Në bazë të të gjitha elementeve që kemi në dispozicion dhe në vazhdimin e analizës së kryer në laboratorët tona ne mund të pranojmë konkluzionet e më poshtme:

1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

Përkthimi që kam bërë unë:

“Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:

1. Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet”.

Nga përkthimi zyrtar i konkluzionit të parë krijohet përshtypjen se gjoja ekspertët zviceran e lënë si diçka subjektive prezencën e personit tjetër (“personit të tretë” siç është përkthyer “une tierce personne”), të cilën “duhet ta kemi parasysh”.

Realisht ekspertiza vjen te konkluzioni se ndërhyrja e personit tjetër duhet të përmendet, që do të thotë se ai objektivisht ka qenë prezent. Ky objektivitet bazohet në rezultatet e ADN-së që ekspertët zviceran kanë gjetur në mostrat që janë marrë nga ora e Astrit Deharit.

Objektiviteti i personit tjetër në procesin fatal lidhet edhe me konkluzionin e dytë.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e dytë thuhet:

“2. Les analyses ADN effectuées dans notre laboratoire ont permis de mettre en évidence un profil ADN sur un échantillon décrit par les experts au Kosovo comme contentant trop peu ou pas d’ADN”.

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i dytë është përkthyer kështu:

“2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN”.

Ky përkthim, me një sintaksë që nuk përkon me sintaksën e gjuhës shqipe, krijon huti.

Përkthimi që kam bërë unë:

“2. Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tanë, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN”.

Fillimisht duhet të theksohet se nëpërmjet përkthimit të shtrembëruar (“pak ose shumë pak ADN”) është munduar të fshihet fakti që Agjencia e Kosovës për Forenzikë nuk kanë bërë analiza të ADN-së në mostrën e marrë nga ora e Astrit Deharit, me arsyetimin fse gjoja mostra ka përmbajtur “pak ose aspak ADN”.

Në batë të rezultateve të analizës së ADN-së (Nr. Labo: 19-T03497, të përfshira në ekspertizën plotësuese EI 190001, të datës 9 shtator 2019) ekspertiza zvicerane thekson se “Nga mostra që kemi marrë prej të njëjtës orë, ne kemi mundur të nxjerrim profilin e ADN-së së një burri të panjohur, i emëruar në raport si H1. Ky rezultat lë të nënkuptohet se, sigurisht mund të nxirren profile të ADN-së edhe nga gjurmët e tjera që nuk janë analizuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Analiza të tilla mund të bëhen edhe nga ADN-ja, që tanimë janë nxjerrë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ose nga mostrat që ka realizuar Qendra Universitare Romande e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, për aq kohë sa ruhet materiali”.

Për këtë arsye kemi konkluzionin e tretë të ekipit mjeko-ligjor zviceran, nëpërmjet të cilit ata shprehin gatishmërinë e tyre të kontribuojnë në ndriçimin e rastit “Astrit Dehari”.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e tretë thuhet:

“3. Au vu de ce qui précède, nous estimons qu’une nouvelle enquête est nécessaire afin de clarifier les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. Nos équipes et nos laboratoires sont à disposition des enquêteurs en charge de l’affaire.

Mahmuti: Institutit zviceran nuk iu dërguan të gjitha dëshmitë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit
Lexo po ashtu Mahmuti: Institutit zviceran nuk iu dërguan të gjitha dëshmitë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Le matériel mis à disposition du CURML va rester préservé en attendant de nouvelles instructions de la part de notre mandant”.

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i tretë është përkthyer kështu:

“3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Materiali që është vënë në dispozicion nga CURML do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton”.

Përkthimi që kam bërë unë:

“3. Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.

Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet”.

Siç shihet, kur kemi të bëjmë me materialet që do të ruhen nga ana e Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë, përkthimi është tërësisht i gabuar. Në tekstin frëngjisht thuhet qartë se kemi të bëjmë me materialet që i janë vënë në dispozicionin e kësaj qendre nga ai që u kanë dhënë mandatin të bëjnë ekspertizën. Për të ngatërruar çdo gjë, në përkthim pohohet se gjoja këto materiale “do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton” që do të thotë mandatit të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë.

Mahmuti: Falsifikimi i raportit zviceran për Astrit Deharin, në funksion të fshehjes së krimit
Lexo po ashtu Mahmuti: Falsifikimi i raportit zviceran për Astrit Deharin, në funksion të fshehjes së krimit

Nuk mund të pritej konkluzion tjetër nga ata që kanë filluar t’i ngatërrojnë gjërat që në fjalinë e parë të përkthimit të ekspertizës së 14 qershorit 2019.

Paragrafi i parë i ekspertizës EI180001 sqaron se kush, kujt i jap mandat të bëjë këtë hulumtim.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në paragrafin e parë sqarohet:

“Nous avons reçu de M. Metush Biraj, Procureur national de la République du Kosovo, un mandat daté du 05 février 2018, dans le cadre d’une demande d’entraide internationale. Ce mandat est adressé au Centre Universitaire Romande de Médecine Légale avec la demande d’entreprendre toutes les investigations indépendantes nécessaires pour faire la lumière autour du décès de: M. DEHARI Astrit, né le 26 février 1990”.

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, ky paragraf është përkthyer kështu:

“Në kemi pranuar nga z. Metush Biraj, Prokuror kombëtar i Republikës së Kosovës, një pako të datës 5 shkurt 2018, në kuader të një kërkese të ndihmës së ndërsjellë ndërkombëtare. Kjo pako i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë për të ndërmarrë të gjitha hetimet e pavarura të nevojshme për të ndriçuar vdekjen e : Z. DEHARI Astrit, I lindur me 26 shkurt 1990…”.

Përkthimi që kam bërë unë:

“Nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë mandatin që mban datën 5 shkurt 2018.

Në kuadër të një kërkese për ndihmë reciproke ndërkombëtare, nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë një mandat, që mban datën 5 shkurt 2018. Ky mandat i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë që të ndërmerren të gjitha hulumtimet e pavarura, të nevojshme për të hedhur dritë rreth vdekjes së Astrit Deharit, i lindur më 26 shkurt 1990…”.

Nuk është për t’u habitur nga ata që ngatërrojnë “mandatin” me “pako”, të kenë “paketuar” fjalitë që nuk u kanë konvenuar atyre që janë përpjekur të fshehin vrasjen e Astrit Deharit.

Në përfundim të këtij shkrimi por sjell në tërësi konkluzionet e përkthyera nga unë:

Konkluzione

Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:

1. Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet.

Bardhyl Mahmuti me akuzë publike për rastin e Astrit Deharit, thotë se do ta përkthejë vetë raportin e ekspertizës
Lexo po ashtu Bardhyl Mahmuti me akuzë publike për rastin e Astrit Deharit, thotë se do ta përkthejë vetë raportin e ekspertizës

2. Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tona, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN.

3. Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.

Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet”, ka shkruar Mahmuti.

Ndryshe, publicisti Bardhyl Mahmuti ka thënë se varianti publik i përkthimit në shqip i Raportit përfundimtar 44 faqesh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, të çështjes Astrit Dehari, është një përpjekje e qëllimshme për të fshehur krimin. Ai përmes disa shkrimeve ka provuar të vërtetojë pretendimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori