Site icon Telegrafi

Macja ka fituar simpatinë e njerëzve për shkak të jetesës luksoze dhe të përkëdhelur

(Foto: Screenshot/Tik Tok)

Macja me emrin Otis nga raca Maine Coon është bërë sensacion i vërtetë në internet për shkak të stilit të jetesës luksoze dhe të përkëdhelur.

Gjegjësisht, pronarja e saj ka shpërndarë një video në të cilën ka treguar rutinën e përditshme të kafshës së saj.

Dita e Otisit fillon me përgatitjen në banjë. Pas kësaj, është koha për mëngjes dhe hidratim, e ndjekur nga loja dhe përkëdheljet.

Lexo po ashtu Macja e një gruaje britanike feston ditëlindjen e 32-të

Maces i pëlqen ta shqetësojë pronaren gjatë stërvitjes së saj të përditshme, sepse dëshiron vëmendjen dhe nuk do ta lërë të qetë edhe kur ajo përpiqet të hajë meze të lehtë. E gjithë vëmendja duhet të jetë gjatë gjithë ditës te macja.

Pronarja ia shkurton qimet dhe e kreh, ndërsa qimet e tepërta ua jep zogjve që bëjnë fole nga gëzofi i Otisit. Macja më pas e kalon kohën duke i shikuar zogjtë duke dremitur. /Telegrafi/

@carewithkate

Never a dull moment with Otis #mainecoon #catvlog #catdayinthelife #bighousecat #mainecoonkitten #otisthemainecoon

♬ original sound – Care with Kate

Exit mobile version