LAJMI I FUNDIT:

Macet parandiejnë tërmetet

Macet parandiejnë tërmetet

Shkencëtarët kanë vënë re se afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje "të bëjnë punën" e sizmografëve dhe një ndër vendet e para midis tyre e zënë macet e zakonshme shtëpiake.

Historia njeh shumë raste kur në vigjilje të tërmeteve dhe të shpërthimit të tyre dhe janë kthyer vetëm pas katastrofave. Po kështu, është vënë re se para tërmeteve macet janë të shqetësuara, u ngrihet leshi përpjetë, mbledhin veshët.

Ato, pa asnjë shkak, tronditen, mjaullijnë, dridhen, fshihen, largohen nga shtëpia, ndofta sepse ato ndjejnë edhe dridhjet më të dobëta të tokës, të cilat mezi i shënojnë edhe aparatet më të ndjeshëm.


Ka edhe një mendim tjetër: Para tërmeteve dhe shpërthimit të vullkaneve shtohet elektriciteti statik, të cilin ato e ndjejnë të parat. Edhe organizmi i njeriut i ndjen këto “ngarkesa elektrike”: Shpeshohet pulsi, sistemi nervor irritohet, mirëpo kurrkujt nuk i shkon ndërmend se këto janë paralajmërim fatkeqësish.

Veç kësaj, macet, më fort se njerëzit, reagojnë edhe ndaj ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës, ndaj ultratingujve, që shpesh paraprijnë tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve. Mbase të gjitha këto së bashku i bëjnë macet parashikuese të përpikta të fatkeqësive natyrore.

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

A e dini se...
Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

Astrologji
Kalo në kategori