LAJMI I FUNDIT:

Lypësi shndërrohet në ikonë të modës

Lypësi shndërrohet në ikonë të modës

Lypësi Cheng Guorong (34 vjeçar) prej moshës shtatëvjeçare jeton nëpër rrugët e Shanghait. Kohë më parë atë e fotografoi një bloger, i cili merret me modën, dhe fotografitë e tij i publikoi në internet. Cheng shpejt u bë ikonë e modës së “look-ut trash”.

Cheng, i cili ka probleme psikike, jeton rrugëve me vite dhe lyp cigare, ndërsa rrobat i ka vjedhur nga kontejnerët e mbeturinave.

Pas fotografimit nga blogeri, ai u bë “Brother Sharp”, ikona e modës me pamje të vrazhdë. Mijëra blogerë lavdëruan stilin e tij të veshjes, bile ia hapën edhe një profil në Facebook dhe e shpallën atë si të pastrehun më së miri të veshur.

Ndërkohë, familja e tij me të cilën kishte humbur kontaktet moti, e njohu nëpërmjet fotografisë dhe e ktheu në shtëpi. /Telegrafi/