Kryetari në shkuarje i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj disa deklaratave kinse ai do të bëhet drejtor i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë dhe se është person me ndikim në Mitrovicë.
Lushtaku këto informacione i ka quajtur progandë e dezinformata të përhapura nga kundërshtarët politik.
Lushtaku ka thënë se respekton kryetarin aktual të Mitorvicës, Agim Bahtirin, por thotë askush nuk ka të drejtë të flas ose të thirret në emër të tij.
Postimi i tij i plotë:
Simpatizantë e dashamirë nga rajoni i Mitrovicës më kanë informuar se kundërshtarët politik po përhapin propagandë e dezinformata se unë, Sami Lushtaku do të bëhem drejtor i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë.
Ky informacion është absolutisht i pasaktë, një gënjeshtër e kulluar, ngase as që më ka shkuar mendja të marr një përgjegjësi të tillë që të bëhem drejtor i kësaj ndërmarrjeje, e lëre më të bëj ndonjë hap në këtë drejtim.
Pastaj, një informacion tjetër që po qarkullon në këtë kohë fushate, është tendenca e ndarjes së rajonit Mitrovicës në ata që vijnë nga Shala e Bajgorës dhe ata që vijnë nga Drenica. Këso lloj ndarjesh i do vetëm UDB-ja. Është pikërisht e kundërta. Është fakt i pamohueshëm që në Mitrovicë, Drenica dhe Shala kanë lidhje familjare në mbi 90% të rasteve.
Gjithashtu, dua ta bëj të qartë dhe se jam i vetëdijshëm se nuk është hera e parë që emri im keqpërdoret kinse unë paskam ndikim në Mitrovicë. Kjo është bërë në vazhdimësi viteve të fundit, ku është bërë një propagandë për ndikimin tim në këtë qytet, gjë që është fryrë edhe nga mediat. Shumë njerëz anekënd Kosovës kanë bërë karrierë në politikë, media e shoqërinë civile duke shpifur e hedhur baltë në emrin tim, duke propaganduar pa skrupull mbi mua.
Asgjë personale nuk kam me askënd, as me Agim Bahtirin. Përkundrazi, gëzojmë respekt të ndërsjellë. Madje, Agimi haptazi deri më 20 tetor të këtij viti e ka deklaruar miqësinë dhe vlerësimin që ka ndaj meje. Shumë herë edhe jemi takuar në aktivitete e ngjarje të ndryshme. Por, nuk ka të drejtë as ai, as askush të thirret ose flasë në emrin tim. Unë emrit tim i dal zot vet për çdo gjë. I kam dalë zot në kohëra më të vështira, në kohë lufte. Tani e gëzojmë lirinë dhe përsëri emrin tim nuk lejoj ta cenojë ose keqpërdorë askush.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit