Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” është mbushur me histori e zhvillime të ndryshme, por njëra prej atyre që po merr vëmendje së fundmi është afrimi në mes të Lumbardhit dhe Albyt.
Dyshja, e cila ka nisur të tregojë një dinamikë interesante, është parë së fundmi në momente intime duke shkëmbyer ledhatime në shtratin e dhomës së gjumit.
Atraktiviteti i Lumbardhit dhe eksperienca e mëparshme e Albyt si aktore e filmave për të rritur, e cila tani është model e njohur, kanë bërë që këto momente të vënë në pikëpyetje se çfarë po ndodh mes tyre. Të sjellur nën të njëjtën çati nga formati i BBVK, të dy duket se po gjejnë ngushëllim dhe kënaqësi në praninë e njëri-tjetrit.
Dhoma e gjumit, e cila shpesh bëhet vendi ku krijohen lidhje të veçanta mes banorëve të BBVK, ka qenë dëshmi e një raporti të ngrohtë mes Lumbardhit dhe Albur. Prania e Kaderit gjithashtu në të njëjtën dhomë, e cila vëzhgonte nga një distancë e sigurt, nuk ka bërë asgjë për të frenuar këtë ndërveprim mes të dyve.
Afërsia e tyre ka tërhequr spekulime dhe shpërfillje nga të tjerët banorët, por gjithashtu ka nxitur diskutime në rrjetet sociale dhe mes publikut që ndjekin spektaklin, se a po lind apo jo një romancës mes dy banorëve.
Përndryshe, këtë javë në nominim janë të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe të premten do të eliminohet ai që do të ketë më pak vota nga të gjithë. /Telegrafi/