Lulëzimi i qeseve të plastikës
(Me rastin e 5 Qershorit- Ditës Botërore të Mjedisit)
I gjejmë ne çdo qoshe dhe në çdo vend. Na shfaqen në rrugë, në park, në lumenj, në oborre e madje dhe në zonat me të thella malore. Janë me madhësi dhe forma te ndryshme, me ngjyra të llojllojshme madje edhe me dizajne interesante. Shpeshherë ato lulëzojnë në pemët e qytetit më shumë se sa gjethet dhe lulet e vetë pemës. Edhe shitësit i pëlqejnë shumë dhe po shkove në treg nuk shpëton pa t’i dhuruar nga një për secilin artikull që e blenë edhe atë falas pa e paguar asnjë cent.
Këto janë qeset e plastikës pa të cilat përditshmëria kosovare as që mundë të mendohet. Këto janë qeset me të cilat ne jemi mësuar të bashkëjetojmë tash e sa kohë si me mikun më të mirë. Këto janë qeset pjesa më e madhe e të cilave pas një përdorimi përfundon si mbeturinë. Këto janë qeset të cilat për aq sa na duken praktike dhe të domosdoshme në momentin kur i përdorim, për aq na duken të neveritshme dhe të dëmshme kur i shohim si mbeturina.
Këto janë qeset e plastikës të cilat jo vetëm që e shëmtojnë peizazhin urban dhe natyror, por i shkaktojnë edhe dëme tjera mjedisit. Kështu, për tu ricikluar një qese e plastikës në kushte natyrore i duhet jo më pak se 400 vite. Madje ato edhe në momentin e shpërbërjes së tyre e kontaminojnë tokën për shkak të përmbajtjes së polimereve të naftës. Në shumë raste sidomos në ekosisteme ujore qeset e plastikës janë shkaktarë të ngordhjes së shumë kafshëve të egra. Ato madje kanë kontribut edhe në ndryshime klimatike për shkak te procesit të prodhimit të tyre i cili është mjaft i kushtueshëm dhe kërkon sasi te konsiderueshme energjie dhe nafte. Janë të shumta dëmet që i shkaktojnë mjedisit qeset e plastikës në krahasim me dobinë që kemi nga to.
Edhe më interesantë bëhet rrëfimi duke e ditur faktin se të gjithë ne, tani më e kemi kuptuar se këto qese janë ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit dhe edhe përkundër kësaj ne vazhdojmë shprehinë tonë të përdorimit të tyre pa menduar asnjëherë për dëmin që i shkaktojmë mjedisit tonë. Është shumë e çuditshme madje edhe sjellja jonë ndaj këtij fenomeni te cilin edhe nuk dimë se si ta definojmë. A është kjo shprehi, pakujdesi, mungesë kulture, mungesë e vetëdijesimit apo ndoshta edhe diçka tjetër. Si do që të jetë një gjë është shumë e qartë, secili nga pjesëtarët e shoqërisë sonë ka nga një pjesë të fajit për këtë çështje.
Janë fajtore institucionet tona mjedisore që edhe 12 vite pas luftës ende nuk kanë arritur ta përgatisin një rregullore apo një ligj i cili do të sanksiononte dhe rregullonte çështjen e përdorimit të qeseve të plastikës. Janë fajtore bizneset që pa kurrfarë kriteri dhe pa kurrfarë konsiderate i shpërndajnë ato tek konsumatorët e tyre. Janë fajtorë media që shumë pakë i kushtojnë vëmendje këtij problemi mjedisorë. Janë fajtorë qytetarët që asnjëherë nuk kujdesen për të përdorur qese të letrës, qese të pëlhurës apo edhe për ti ripërdorur qeset e vjetra të plastikës. Jemi fajtorë të gjithë që jemi angazhuar shumë pak në vetëdijesimin e qytetarëve për rendësin e ripërdorimit të qeseve të plastikës ose të përdorimit të qeseve të riciklueshme.
Përndryshe shembuj të rregullimit të problemit nga qeset e plastikës janë të shumtë nga ato që e ndalojnë tërësisht përdorimin e deri te rastet kur për këto produkte vihen taksa mjedisore ose kufizohet përdorimi i tyre. Politika e ndalimit te përdorimit te qeseve te plastikes, tashme është provuar dhe ka dhëne rezultate shumë të mira në Kinë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, qyteti i San Franciskos ka ndaluar tërësisht përdorimin e qeseve te plastikes. Në disa vende evropiane si p.sh në Irlandë, janë aplikuar taksa mbi përdorimin e qeseve të plastike dhe kjo ka sjellë uljen e përdorimit te tyre në masën deri 90%. Madje politika të tilla zbatojnë edhe disa vende të ndryshme të Afrikës që nuk njihen për përvojë në menaxhimin e mjedisit, kurse ne në Kosovë vazhdojmë ta vëzhgojmë evulimin e këtij problemi pa ndërmarrë asnjë hap.
Mbase është momenti i fundit që të gjithë ne të bëjmë më shumë për këtë çështje, është momenti i fundit të mendojmë për dëmin që po i shkaktojmë mjedisit përmes qeseve të plastikës. Është momenti i fundit ta ngrehim zërin, por jo vetëm kaq, por të kalojmë në veprime konkrete për ta rregulluar këtë çështje.
Thuaj Jo qeseve të plastikës, mbaje Kosovën të pastër.
(Autori është ambientalist)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë