“Motër e vlla” është titulli i realizimit të ri muzikor që ka ardhur si duet ndërmjet Lule Mustafës dhe Blero Muharremit.
Kënga me tematikë familjare ka ardhur e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Besim Buzuku (Chipsi) e ka bërë muzikën dhe njëherësh e ka shkruar edhe tekstin e këngës.
Për aranzhimin janë përfshirë Marko dhe Edon, derisa miksimine ka bërë Alandy.
Produksioni XL Films është angazhuar për anën vizuale duke xhiruar videoklipin e këtij projekti. /Telegrafi/