Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Luksemburgut do mbështesë themelimin e këtyre dy qendrave me një shumë mjetesh deri në 8 milionë euro, ndërsa Qeveria e Kosovës do të investojë 1.2 milion euro në këtë projekt, fond i cili do të jetë i shfrytëzueshëm gjatë vitit 2010.

Projekti – siç thuhet në një komunikatë të MASHT-it, ka për qellim të kontribuojë në rritjen ekonomike përmes modernizimit të sistemit të edukimit në Kosovë. Ngritja e shtatë Qendrave të Kompetencës në të gjitha regjionet e Kosovës është një nga investimet më voluminoze në sistemin e arsimit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.


Qëllimi i këtyre institucioneve është që të ofrohet arsim dhe aftësim i cilësisë së lartë profesionale në nivelin e mesëm (dhe më vonë atij të lartë jo-terciar) në kuadër të drejtimeve dhe profileve koherente krahas nevojave të tregut të punës në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Vitin e kaluar është filluar më ndërtimin e dy qendrave të kompetencës (Qendra në Malishevë për Ekonomi dhe administratë dhe ajo në Skenderaj për Ndërtimtari). Ndërsa, qendra në Ferizaj do të ofrojë drejtimin e infermierisë dhe ajo në Prizren në fushën e tregtisë dhe ekonomisë. /Telegrafi/