Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku e ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë” për sezonin 2019/20 në Ligën e Evropës.
Sezoni i fundit i Ligës së Evropës ka qenë shumë interesant dhe në fund u kurorëzua me një finale të madhe mes Sevillës dhe Interit.
Fitore në fund shënuan klubi spanjoll me rezultat të ngushtë 3-2, në një ndeshje me shumë rikthime dhe emocion.
Megjithatë, lojtari më i mirë i sezonit është zgjedhur një lojtar i Interit.
Bëhet fjalë për sulmuesi belg, Lukaku, i cili ka mposhtur në garë mesfushorin e Sevillës, Ever Banega dhe atë të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.
Në këtë sezon, Lukaku arriti t’i shënojë 7 gola në 6 ndeshje apo nga vetëm 443 minuta të luajtur. /Telegrafi/
🔥 Lukaku in the 2019/20 #UEL:
👕6⃣
⚽️7⃣
🅰️2⃣#UEFAawards | #UELdraw pic.twitter.com/2tSfK5oIpB— UEFA Europa League (@EuropaLeague) October 2, 2020