21-vjeçari nuk është i favorizuar në Stamford Bridge dhe në dy sezonet e kaluara ka qenë i huazuar.

Ai pritet të largohet sërish meqë nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij, por jo për ta blerë, sepse çmimi që kërkojnë Blutë është shumë i lartë.


“Tash për tash nuk mendoj për veten. Po mendoj vetëm për Belgjikën”.

“Kemi pritur 12 vite që të jemi në një Kampionat Botëror dhe po mendoj vetëm ta përfaqësoj ekipin në mënyrën sa më të mirë të mundshme”.

“Aktualisht nuk mendoj për të ardhmen time. Jo derisa të përfundojë Kampionati Botëror”, ka theksuar Lukaku. /Telegrafi/

telegrafi sport app