Ditë më parë në një nga koncertet e tij të radhës fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli pati rastin të vizitonte qytetin e bukur të Pejës.
Artisti shkodran përveç mikpritjes së qytetarëve pejanë, mbeti i mahnitur edhe me atë të Hotel Dukagjinit.
Me një pamje magjepsëse të maleve të Rugovës, i vendosur në zemër të Pejës, ky hotel natyrisht e bëri për vete edhe fenomenin e BBVA 2.
I kënaqur me mikpritjen dhe ushqimin e llojllojshëm që ofron hoteli, Ejlli shfrytëzoi rastin për të falënderuan stafin në një mënyrë mjaft të veçantë.
Luizi hyri në kuzhinën e hotelit për të befasuar stafin e tyre, me të cilët gjithashtu realizoi disa fotografi.
Dhe natyrisht ashtu si Ejllin, një eksperiencë e paharruar e pret secilin prej atyre që vendosin të përjetojë ushqimin, bukurinë dhe mikpritjen që ofron Hotel Dukagjini. /Telegrafi/