Lufta e 2001-shit në Maqedoni, edhe si këshillë socio-ekonomike!
Shqiptarët ishin kombi i tretë për nga numri në ish-Jugosllavi dhe numri i fundit për nga të drejtat politike, ekonomike dhe kombëtare. Dukej se farsa e katrahurës nuk u lokalizua vetëm në këtë “fushë numërore të mallkimit”. Atë e vazhdoi, madje edhe më vrazhdë një shtet me përplot konteste, që njihet me dy emra, Maqedoni dhe IRJM – FYROM. Ky shtet pa asnjë gjemb në këmbë u shkëputë prej RSFJ-së, ndonëse ishte caktuar kujdestare për maltretimin, privimin dhe dëbimin e shqiptarëve. Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974. Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.
Në bazë të praktikës sendërtuese të cilën e trasonte Maqedonia, shihej se këtij shteti nuk i bëhej vonë për asgjë, pavarësisht vërejtjeve që vinin prej spektatorëve të brendshëm dhe prej aktorëve të jashtëm. Si rrjedhojë e kësaj mendjemadhësie dhe këtij llastimi të tepruar, gradualisht shkopi magjik filloi t’i venitet, duke i humbë një ditë prore, përmes së cilit, fare pa bërë zhurmë e zgjidhte lehtas çdo problem.
Humbjen dhe tretjen e këtij “shkopi magjik” e ndihmuan pluralizmi i partive politike maqedonase që karakterizoheshin me karakter të fortë nacionalist. Përcjellësit e këtij shkopi për në amshueshmëri ishin: papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha. Kjo ekonomi e shkatërruar, aferat dhe skandalet tendencioze politike, korrupsioni dhe marrëdhëniet e keqësuara ndëretnike edhe më shumë e ndihmuan përkeqësimin e paqes, edhe ashtu në thelb dhe në themel të prishur. Ndërmjet viteve 2000-2001 kishte një papunësi të papërballueshme për kohezionin e shtetit, ku 400.000 persona të aftë për punë ishin të papunësuar, kurse 80.000 familje merrnin ndihma simbolike sociale dhe me procesin e papërfunduar dhe joparimor të rrjedhave të privatizimit, ku gjatë këtij procesi të privatizimit të kapitalit shoqëror, autoritetet për çështje të privatizimit, vetëm maqedonasve u mundësonin që me kushte tejet të volitshme t’i blejnë fabrikat dhe kapacitetet tjera ekonomike në vend. Përgjithësisht vërehej një rënie e standardi jetësor, si dhe kundërmimi i erës diskriminuese kundrejt shqiptarëve, kishte filluar dukshëm të zbërthehet dhe të bëhet i padurueshëm për shqiptarët e shkërmoqur në palcë.
Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund. Edhe pse në komunikatën e gjashtë, vërejmë se qëllimi i kësaj ushtrie ishte ruajtja e sovranitetit të Maqedonisë, me porosi për të drejta dhe përfaqësim shtetëror adekuat dhe të drejtë për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë shtet.
Populli i mllefosur prej skenarëve dhe padrejtësive të përgjithshme, burrërisht dhe me entuziazëm ia hapi derën kësaj përbërje ushtarake. Lufta në Maqedoni filloi me datën 3 mars të vitit 2001, ku kryengritësit shqiptarë vranë tre policë maqedonas, veprim që njëherësh tregonte se edhe kupa shpërthyese e llavës përvëluese të vullkanit ishte stërmbushur, mbase kryengritësit shqiptar ishin lodhur duke humbur bij dhe bija në emër të ruajtjes së paqes dhe me (mos)investimet kapitale në zonat shqiptare në emër të ekonomisë liberale, ndaj njëmend vendosë që këmbëzën t’ia tërheqin automatikut, duke aluduar në atë që tashmë edhe armiku do të ketë kujdes në aventurat me këmbëzën që me aq gjakftohtësi e tërhiqte kundrejt shqiptarëve të pafajshëm.
Gjatë kësaj lufte, qeveria maqedonase në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, duke mos kursyer asgjë, jepnin me bollëk para të qytetarëve të këtij shteti, para që ishin edhe të qytetarëve shqiptar, pra paratë e shqiptarëve përdoreshin për ta vrarë vetveten. Ministria e Financës zyrtarisht në këtë luftë harxhoi 0.5 miliardë DM.
Lufta e armatosur ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe forcave të sigurisë maqedonase zgjati rreth shtatë muaj. Përmes zhurmës së kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte. Kjo luftë mbolli një marrëveshje ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje mbiu lulëzat e para që i mbolli gjaku dhe djersa e pjesëmarrësve në luftë. Ndërsa frutat e kësaj marrëveshje nuk i korri asnjëra palë, madje edhe faktori ndërkombëtar në këtë aspekt bëri lëshime.
Se me të vërtet shqiptarët patën nevojë për një sqarim jo të zakonshëm të pozicioneve të tyre në të gjitha segmentet e shtetit, këtë më së miri e vërteton regjistrimi i vitit 2002, ku përqindja strukturore e popullit shqiptar zyrtarisht ishte 25.17 %, ndërsa përqindja strukturore e punësimit ishte 8.93 %, që shihen zyrtarisht gjendja e mjerueshme e shqiptarëve, mbase kjo është pasqyra zyrtare, që rëndomë gjërat nuk paraqiten edhe aq hollësisht, sepse realiteti është edhe më i dhembshëm!
Pas asaj këshille të vitit 2001, tashmë të lënë në sirtarët e harresës, ministri i atëhershëm i financave, vazhdon që paratë e tatimpaguesve të përbashkët, t’i kanalizojë në projekte që renditeshin në faktorët e ndezjes së luftës, siç është rasti me projektin ekonomiko-antik “Shkupi 2014”.
Duket se shumë shpejt pushteti maqedonas harroi burimin e luftës së 2001-shin, duke e imituar kështu nxënësin që ishte tërësisht i padëgjueshëm ndaj mësuesit në orën mësimore, që më vonë u pa se kjo kokëfortësi e këtij nxënësi u shoqërua me përsëritje të vitit, si dhe me injorim të skajshëm të shoqërisë. Pushteti maqedonas me kësi lloj veprimesh rrënuese, nuk është duke bërë gjë tjetër, pos që vullnetarisht është duke e hapur greminën e turpshme, ku një ditë sigurisht që do të bëhet banore e këtij turpi.
Se ky shtet këshillën burimore të luftës së 2001-shit nuk e ka ndërmend të kuptojë siç duhet, dëshmoi eksodi i dhembshëm që ndodhi në rajonin e Likovës, që për shkaqe të kushteve të rënda ekonomiko-sociale u detyrua të blejë biletë njëdrejtimëshe për në vendet e zhvilluara ekonomikisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti