Luan Krasniqi është bërë baba

“Jam jashtëzakonisht shumë i gëzuar. Tashmë në jetën tonë ka hyrë një engjëll flokëverdhë dhe lindja e vajzës sime është më e rëndësishme se çdo fitore”, ka thënë boksieri kosovar.
Vajza dhe bashkëshortja e tij, Sueda, janë mire me shëndet dhe tani ata do të kthehen në shtëpinë e tyre në Rotvajl. “Unë po shijoj çdo moment me familjen time të re”, shprehet Krasniqi.
Përveç të qenit baba i mire, ai është i përqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson për një rikthim në ring.
“Stërvitem çdo dite dhe dua të bëj një ndeshje këtë vit kundër një boksieri të mirë”, shton boksieri i peshave të rënda.
Nga
Telegrafi
24/04/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































