Site icon Telegrafi

LSDM nuk e pranon propozim-ligjin e OBRM-PDUKM-së për amnisti të të dënuarve për “27 prillin”

Për LSDM është i papranueshëm propozim-ligji i OBRM-PDUKM-së për aministimin e të dënuarve të 27 prillit. Nga kjo parti thonë se për disa herë me radhë OBRM-PDUKM po e tregon dyfytyrësinë e saj.

Theksojnë se kur duhej të votoheshin pakot antikrizë për qytetarët, deputetët e OBRM-PDUKM-së iknin, ndërsa për t’i falur dhunuesit janë të parët, u shpreh deputeti i LSDM-së Martin Kostovski.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM me propozim ligj për amnisti të plotë për të dënuarit e “27 prillit”

“Kur bëhet fjalë për dhunues ata janë të parët, janë të zëshëm dhe gjithmonë kanë qenë të tillë. Kjo është edhe një dëshmi eklatante se në OBRM-PDUKM tekstualisht asgjë nuk ka ndryshuar. Matrica e njëjtë, njerëzit e njëjtë, shprehitë e njëjta dhe politikat e njëjta. Ne jemi konsistent në qëndrimet tona dhe edhe me herët kolegët e mi disa herë kanë deklaruar në publik se për ne është e papranueshme aministimi i dhunuesve të 27 prillit”, Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

Exit mobile version