LSDM: Mickoski se po frikësohet nga deklasifikimi i dokumenteve të ASK-së

LSDM sot akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se po frikësohet të bëjë deklasifikimin e dokumenteve të ASK-së.
Nga LSDM thonë se afera e supozuar qeveritare është shaka. Rasti me ASK-në, të cilën po e përgatitnin për zgjedhjet, duhej të ishte një lloj arme kundër LSDM-së, por shpërtheu si bombë në duart e tyre.
"Qeveria po i ikën deklasifikimit të dokumenteve dhe ka frikë se opinioni do ta zbulojë të vërtetën. Frika e kryeministrit Hristijan Mickoski nga përmbajtja e dokumenteve që supozohet të vërtetojnë historinë e tij të supozuar të mbikëqyrjes është e qartë.
Deklasifikimi do të zbulojë gjithçka, nëse dhe kush është monitoruar, kush ka bashkëpunuar me kë, për çfarë qëllimesh, çfarë po fshihet nga publiku, por edhe pse OBRM-PDUKM po përpiqet ta manipulojë publikun në këtë mënyrë.
Pyetja kryesore është pse Mickoski ka frikë se mos zbulohet gjithçka?
A bëhet fjalë për: bashkëpunimin e Mickoskit me shërbimet e huaja, komunikimin me agjencitë ruse, financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së?
Për më tepër, nëse qeveria pretendon se LSDM ka përgjuar, pse po i ikën deklasifikimit? Le t'i deklasifikojnë dokumentet dhe le të bëhet e ditur gjithçka", thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/










































