LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Koalicioni mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së sërish bashkë

LSDM: Koalicioni mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së sërish bashkë

Partia opozitare maqedonase LSDM në një kumtesë për media thotë se përderisa OBRM-PDUKM-ja çdo ditë e helmon opinionin me konferenca për media në të cilat gjoja sulmon BDI-në, ajo bën marrëveshje me të njëjtën BDI pas shpinës së qytetarëve.

“OBRM-PDUKM në Kuvend e realizoi njërën nga marrëveshjet e koalicionit me BDI duke themeluar një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. E njëjta OBRM-PDUKM që premtoi shfuqizimin e balancuesit, duke zbatuar marrëveshjen me BDI-në, e ngriti në një nivel më të lartë, në atë të Kuvendit”.

“Tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit. Në mëngjes Mickoski thotë se BDI do të destabilizojë vendin, ndërsa pasdite në Kuvend deputetët e tij votojnë vendime të përbashkëta me BDI-në. A nuk u bënë bashkëfajtorë në planin e destabilizimit? A do të dalë tani Miteva për të akuzuar deputetët e OBRM-PDUKM-së? Çfarë marrëveshje tjetër mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së?


“Një gjë është e qartë, marrëveshjet nën tavolinë, manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve janë metoda që janë parë në të kaluarën dhe nuk kalojnë më, qytetarët i njohin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori