LSDM sot edhe zyrtarisht thirri partitë por edhe shoqatat civile dhe joqeveritare, për formimin e “frontit europian”, i cili siç thonë, do ta mbështesë anëtarësimin e vendit në BE. Ky front do të thotë pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, ndërsa siç tha deputeti Martin Kostovski, qëllimi strategjik do të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Shtrijmë dorën për forcat proeuropiane, progresive, demokratike, pa dallime etnike dhe ideologjike. Së bashku, në bazë të principeve europiane dhe vlerave demokratike, të krijojmë frontin europian dhe të realizojmë qëllimin strategjik: Anëtarësim në BE deri në vitin 2030”, tha Martin Kostovski – deputet i LSDM-së.
Deri tani me qëndrim të qartë ka dalë vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili do të jetë pjesë e këtij fronti bashkë me LSDM-në. Nga ana tjetër Lidhja Europiane për Ndryshim e përbërë nga Alternativa, Lëvizja Besa e Lëvizja Demokratike, do të garojnë së bashku dhe nuk do të jenë pjesë e këtij fronti.
Por çfarë plane kanë partitë tjera?
Arjanit Hoxha nga PDE, thotë se në periudhën në vijim do të realizojnë takime me parti të ndryshme politike por se deri tani nuk ka diçka konkrete. Hoxha nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhje të garojnë vetë.
“Qëllimi ka qenë që formalisht të merret autorizimi i Këshillit Qendror që në të gjitha thirrjet që do jenë potenciale apo edhe nga takimet joformale që kanë qenë në periudhën që kalon, të mund të formalizohen dhe të bisedojmë për atë se si duam të duket një lloj koalicioni dhe cilat do të jenë synimet e një koalicioni potencial, pa dashur të hyjë në atë se me cilat parti politike sepse është ende herët. Nuk ka diçka konkrete. Kemi komunikime me parti të cilat i ndajnë vlerat e njëjta për procesin eurointegrues”, theksoi Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së.
Vendim përfundimtar nuk ka as Lëvizja Populli.
“Këto zgjedhje besoj që do jenë me dy blloqe të partive politike shqiptare dhe do të jetë një sihariq i mirë. Ende si do të vendoset, do vendosin organet partiake”, Skender Rexhepi-Zejdi, kryetar i LD-së.
Qëndrim definitiv nuk ka as ASH, por me shumë gjasa do të garojë vetë.
“Rreth koalicionimeve, atë do ta bisedojmë në kuadër të partisë, nuk ka një qëndrim definitiv. Për momentin Aleanca për Shqiptarët përgatitet për të shkuar vet në zgjedhje”, pohoi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Kërkuam qëndrim edhe nga Partia Demokratike Shqiptare mirëpo deri tani pa përgjigje. Përndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë caktuar për më 8 maj, bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania