LSDM dhe OBRM-PDUKM akuzojnë njëra tjetrën për kaosin në kryeqytet

Pas marrjes së pushtetit në Shkup, qyteti është shkatërruar, shkupjanët po mbyten nga deponitë e djegura, ndërsa autbousët janë të pasigurtë. Kështu akuzuan nga partia opozitare maqedonase LSDM, të cilët thonë se për shkak të afarizmt të dështuar të Danella Arsovskës dhe Hrisitjan Mickoskit, nuk ka segmet në të cilin jetesa në kryeqytet nuk ka dështuar.
“Autobusët e pasigurtë, NTP po shembet, shkupjanët po mbyten nga djegia e deponive që OBRM-PDUKM premtoi t’i pastrojë, ndërmarrjet publike nuk funksionojnë. E gjithë kjo vërteton se në çfarë gjendje të tmershme është qyteti i Shkupit, në çfarë gjendje të keqe është NTP, si dhe ndërmarrjet e tjera publike. Vetëm OBRM-PDUKM-ja nuk është prekur nga kjo, as edhe pak”, thonë nga LSDM.
OBRM-PDUKM kundërpërgjgijet duke thënë se drejtori i LSMD-së dhe partnerja e tyre në koalicion, Arsovska, me të cilën humbën zgjedhjet janë përgjegjëse për kaosin me transportin publik. Sipas tyre edhe Shkupi edhe Maqedonia e Veriut do të ngrihen, do të ketë rritje dhe zhvillim me qeverisjen e tyre.
“LSD-ja është përgjegjëse e vetme për kaosin në NTP, drejtori i NTP-së është aktivist i tyre partiak, i cili me krenari bënë foto në selinë e tyre qendrore. Është edhe një gjë që do t’i bashkojë LSD-në dhe Danella Arsovskën në të ardhmen. LSD dhe partia e Danella Arsovkës , emri i së cilës askush nuk e di, nuk do të kenë deputet në Kuvend, sepse e shkatërruan edhe Shkupin edhe Maqedoninë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Përndryshe, tashmë disa ditë autobusët privat në Shkup po qarkullojnë me linja të reduktuara, pasi përshkak të borxheve që kanë nuk mund të vozisin me orarë të plotë. Nuk përjashtohet mundësia për ndërprerjen e të gjitha linjave të autobusëve privat në ditët në vijim.
Nga Qyteti i Shkupit në krye me Danella Arsovskën, mohojnë se kanë borxhe të pashlyera ndaj autobusëve privat. Ndërsa të gjithë kaosin e krijuar me transportin publik, e pësojnë qytetarët të cilët në temperaturat e larta kohore duhet të presin me orë të tëra nëpër stacionet e autobusave.
Kjo “rrëmujë” me linjat e autobusëve privat nuk është hera e parë që ndodhë, pasi tashmë disa muaj herë pas here përsëritet e njëjta situatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri