Love formon grup të ri me të njëjtin emër

E veja e Kurt Cobain e formoi grupin e saj në vitin 1989 me Eric Erlandson, ndërsa pas përfshirjes së Melissa Auf der Maur, formuan një treshe, e cila u nda në vitin 2002.
Ndërsa tani, Love ka formuar një grup të ri nën emrin “Hole”, pa Erlandson dhe Auf der Maur, porse aty bëjnë pjesë: kitaristi Micko Larkin, basisti Shawn Saily dhe bateristi Stu Fischer.
“Hole” do të fillojë turneun evropian nga muaji shkurt, ndërsa do të ndalet në Londër, Milano dhe Amsterdam. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































