Lothar Matthaus ka thënë se Bayern Munich duhet të transferojë Timo Wernerin dhe jo Leroy Sanen.
Legjenda e Bavarezëve beson se sulmuesi i Rasenball Sport Leipzig do të përshtatej më mirë në Allianz Arena se anëtari i Citizens.
“Nuk them se Leroy Sane nuk është i mrekullueshëm. Ai ka cilësi të mira dhe mund të bëjë shumë gjëra me topin”, ka thënë Matthaus.
“Por, kur ju e shikoni se çfarë duan Hansi Flick e Oliver Khan, atëherë e kuptoni se Timo Werner është lojtari i duhur që ata kërkojnë”.
“Ai ka shpejtësinë, kontrollin e duhur dhe cilësitë e një lojtari që i duhet Bayernit në këtë kohë”, ka shtuar më tej ai.
Werner lidhet me një kalim te Liverpooli, por kampioni i Bundesligës po tenton të bind RB Leipzigun që të shesë atë tek ata. /Telegrafi/