Bukuroshja nga Kosova, Lorinda Kolgeci, ka fituar konkursin e “The Miss Globe Beauty Pageant”.

Eventi i cili u mbajt në Tiranë në kushte pandemia me pjesëmarrjen e pak njerëzve, shpalli më të bukurën e mbrëmjes vajzën e re nga Prishtina.


Lorinda nuk vjen nga një familje e panjohur, pasi ajo është mbesa e ish-missit të njohur kosovar, Diellza Kolgeci.

LORRYYY

“The Miss Globe Beauty Pageant” zhvilloi një garë me bukuroshe nga mbarë bota, teksa përveç kurorës kryesore, dha edhe çmimet për katër përcjellëse e misit.

Këto janë çmimet e konkursit të bukurisë “The MISS GLOBE Beauty Pageant 2020”:

Përcjellësja e parë e missit - Siberia
Përcjellësja e dytë e missit - Ghana
Përcjellësja e tretë e missit – Brazili
Përcjellësja e katërt e missit – Filipinet. /Telegrafi/