Bota e modelingut çdo ditë e më shumë pasurohet nga vajza të bukura, të cilat kanë ëndërr të kenë një karrierë të suksesshme prej modeleje.

E tillë duket të jetë Lorinda Kolgeci, e cila që nga mbiemri asocion në një personazh jo krejtësisht të panjohur për publikun.


Ajo është mbesa e modeles së famshme Diellza Kolgeci, me të cilën është shfaqur bashkë disa herë në rrjetet sociale.

Lorinda, e cila është një modele ende e pa afirmuar, ka arritur të ketë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

loredana2 e1512072568349

Jo më pak se njëmbëdhjetë mijë është numri i personave që e ndjekin atë në llogarinë e saj personale në Instagram.

Lorinda duket të jetë një vajzë atraktive dhe mjaft tërheqëse, e cila di të bëjë për vete me pozat e saj.

loredana3 e1512072595358

Po të shohësh me vëmendje në rrjetin social Instagram, vëren se bukuroshja Kolgeci posedon linja të përkryera trupore, të cilat nuk heziton që t'i vërë në pah.

Me gjasë, e ardhmja do ta gjejë atë si një ndër modelet më të suksesshme të tregut shqiptar. /Telegrafi/