Telegrafi

Lorenc Hasrama publikon këngën e re “Ne”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 2, Lorenc Hasrama, ka lansuar projektin e ri muzikor.

“Ne” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Irkenc Hyka me miksim nga JoJo.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi po ashtu u bë në studion e Unix me video të kompletuar nga Magic Pro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Hasrama muajve të fundit mori vëmendje me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë qëndrimit brenda, ai u përfol mjaft shumë për lojën e mes tjerash edhe për marrëdhënien me Keisi Medinin.

Sidoqoftë, Lorenci shquhet për vokalin unik dhe në veçanti për baladat. /Telegrafi/