LAJMI I FUNDIT:

Londra angazhohet për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

Londra angazhohet për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

Ekipi i Unitetit u kthye sot nga Londra, me besimin se Britania e Madhe do ta mbështes zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas planit të Ahtisaarit dhe sipas dinamikës së paraparë me misionin e treshes. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Londra zyrtare angazhohet që të përshpejtohet ky proces. Ai theksoi se tashmë janë bërë analizat e marrjes së një vendimi të koordinuar për statusin pas 10 dhjetorit, por nuk saktësoi nëse do të ketë shpallje të njëanshme të pavarësisë.

Britania e Madhe angazhohet për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, por tërheq vërejtjen se nuk bën të merren hapa të njëanshëm nga asnjëra palë. Pas kthimit nga Londra, presidenti Fatmir Sejdiu, tha se kanë marrë mbështetjen e plotë të Londrës zyrtare për statusin e Kosovës, por nuk saktësoi nëse vendimi do të merret menjëherë pas 10 dhjetorit, siç është thënë disa herë nga liderët kosovarë.

“Kërkesa dhe qëndrimi i përgjithshëm i përbashkët është që të shpejtohet procesi. S’mund të themi se ka një fokusim të veçantë të ndonjë date, por insistimi ynë është që të kryhet kjo pjesë e punës shumë shpejt dhe Britania mbetet e përkushtuar të kontribuojë maksimalisht që të gjitha proceset edhe në përgatitjet paraprake të jenë në favor të një përfundimi të shpejtë”, theksoi Sejdiu.

As lideri i ORA-s Veton Surroi nuk përmendi data, por theksoi se institucionet e Kosovës duhet ta përgatisnin vendin për pavarësi, paralelisht me procesin e zgjidhjes së statusit. Ai veçoi disa koncepte të Britanisë së Madhe rreth statusit, që janë të përbashkëta me qëndrimet e Kosovës.


“Së pari se nuk mund të ketë zvarritje, së dyti se nuk mund të krijohen as procese as alternativa të tjera. Kemi të bëjmë me faktin se ekziston paketa e Ahtisarit dhe ekzistojnë bisedimet e udhëhequra nga treshja, të cilat janë në vijim të procesit të Ahtsiarit. Kështu që e tëra kjo duhet të rrumbullakohen duke i pasur parasysh realitet që janë në tavolinë”, tha Surroi.

Ndërkaq, shefi i zyrës britanike në Prishtinë Devid Blunt tha se, Britania e Madhe e mbështetë fuqishëm përshpejtimin e zgjidhjes së statusit, por kërkon nga të gjitha palët që të përmbahen nga vendimet apo hapat e njëanshëm.

“Para se gjithash ne dëshirojmë që treshja të arrijë sukses. Në asnjë mënyrë ne nuk paragjykojmë përfundimin e procesit të Treshes, të cilën e mbështesim dhe dëshirojmë të ketë rezultat. Gjithashtu besojmë dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të përmbahen nga hapat unilateralë”, deklaron Blunt.

Duke folur për takimin e presidentit të Francës, Nicholas Sarkozy me presidentin rus, Valdimir Putin, në Moskë, dhe ku është thënë se është biseduar edhe për Kosovën, presidenti Sejdiu nuk komentoi shumë, por shfaqi besimin se presidenti francez Sarkozy do të kontribuojë që Rusia të jetë më racionale ndaj procesit të statusit të Kosovës. Ai përkujtoi se zgjidhja e statusit të Kosovës është projekt ndërkombëtar dhe se Rusia ka qenë aktive në këtë proces, si në Grupin e Kontaktit dhe tash në misionin e treshes ndërmjetësuese.

Ekipi i Unitetit do të mblidhet sot dhe pritet të shqyrtojë përgatitjet për takimin e drejtpërdrejtë me Beogradin që do të mbahet më 14 tetor në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori