Site icon Telegrafi

Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

Barcelona do të tentojë që të përforcojë mesfushën këtë verë, teksa Guido Rodriguez i Real Betisit duket se do të jetë transferimi i parë i “epokës” Flick, megjithëse kishte pasur spekulime për një transferim më të bujshëm.

Njëri nga kandidatët që është lidhur fortë me një kalim tek Barcelona është ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

29-vjeçari është në bisedime me Bayernin për një marrëveshje të re dhe në rast se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë gjiganti bavarez do të jetë i hapur për shitjen e tij.

Sa i përket lojtarit, Kimmich besohet se është i etur që ta realizojë këtë transferim dhe me emërimin e Hansi Flickut si trajner i Barcelonës, këto thashetheme janë rritur edhe më shumë.

Lexo po ashtu Xavi paralajmëron Hansi Flickun se çka e pret te Barcelona: Ky është një fakt, pavarësisht nëse je i huaj apo jo

Siç raporton gazeta katalanase Sport, Kimmich ka refuzuar një ofertë nga Barcelona për shkak të aspektit financiar.

E përditshmja katalanase thotë se Kimmich përfiton rreth 19.5 mlionë euro në Gjermani, shifër të cilën blaugranasit nuk janë në gjendje që ta përballojnë këtë verë për shkak të vështirësive financiare.

Drejtuesit e klubit janë munduar tash e sa kohë që të plotësojnë boshllëkun e lënë nga Sergio Busquets dhe për këtë blerja e Kimmich ishte një prioritet për ta./Telegrafi/

Exit mobile version