Site icon Telegrafi

Lojtari i harruar i Liverpoolit që kërkoi largimin nga klubi fitoi testin e fitnesit të Arne Slot

Një lojtar i Liverpoolit i cili kishte kërkuar të largohet nga klubi në ditën e parë të Arne Slot në krye, tani ka thyer një nga testet e fitnesit.

Liverpooli u rikthye në qendrën stërvitore javën e kaluar, me shumë futbollistë që nuk ishin prezent shkaku i angazhimeve në Euro 2024 dhe Copa America.

Por kishte një numër të rikthimit të lojtarëve të cilët u testuan nga trajneri i ri Arne Slot. Në këtë grup të lojtarëve i përfshirë ishte edhe Sepp Van Den Berg, i cili sezonin e kaluar luajti në huazim tek Mainzi.

22-vjeçari pritet që të largohet nga Liverpooli këtë verë madje kishte thënë se klubi anglez po mundohet t’ia pengojë atij të ardhmen.

Lexo po ashtu Liverpooli mund ta përdorë lojtarin e harruar në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Euro 2024

Megjithatë, ai tashmë ka lënë mbresa të mëdha tek Slot, veçanërisht për shkak të nivelit të tij të fitnesit. Sipas The Athletic, Van Den Berg  kishte regjistruar shpejtësinë mesatare më të lartë gjatë testeve të vrapimit.

Liverpooli e transferoi atë në vitin 2019 nga PEC Zwolle, duke mposhtur konkurrencën nga Bayern Munichu dhe Ajaxi.

Ai kishte luajtur në katër ndeshje në kupë gjatë sezonit të tij të parë, ndërsa debutimin e kishte bërë në barazimin me rezultat 5-5 ndaj Arsenalit.

Van Den Berg ka kontratë deri në vitin 2026, por këto paraqitje të tij të mira në stërvitje mund të bëjnë që Slot ta bëjë pjesë të ekipit të parë./Telegrafi/

Exit mobile version