Vushtrriasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të, kur Gërxhaliu e shërbeu në afërsi të portës Labinot Osmanin, i cili edhe pse rrëshqiti arriti disi ta çojë topin në portën e zbraztë. Mysafirët arritën t’i barazojnë shifrat në minutën e 43-të, kur Florim Bërbatovci shënoi me kokë pas harkimit nga këndorja nga Yll Prekopuca, 1:1.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, skuadra e Ismet Munishit shënoi edhe dy herë në portën gjilanase. Fillimisht epërsinë e vushtrriasve e riktheu Bashkim Shala, në minutën e 55-të me gjuajtje nga distanca, por i ndihmuar edhe nga Fidan Hasani, nga këmba e të cilit u devijua topi dhe e mashtroi portierin Latifi, 2:1. Kurse rezultatin përfundimtare të kësaj ndeshje e vulosi Labinot Osmani, me golin e tij të dytë në minutën e 64-t, kur shënoi nga brendësia e zonës për rezultatin 3:1.


Pas kësaj fitore Llamkos Kosova ka përforcuar kreun e tabelës me 46 pikë të tubuara, 11 më shumë sesa Ferizaj që është i dyti, dhe 13 më shumë sesa Prishtina që renditet e treta.
Fitore në këtë xhiro ka shënuar edhe Trepça e cila në “Riza Lushta” mundi Hajvalinë me rezultat 1-0. Golin e fitores për mitrovicasit e shënoi Isuf Sejdiu në minutën e 85-të.

Ndërkohë, përballja mes dy skuadrave që gjenden në fundin e tabelës, Fushë Kosova-Feronikeli, është mbyllur baras 1-1.

Në një ndeshje të nivelit mesatare, skuadra nga Drenasi ia doli që më sukses ta shkëpusë një pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit.

Ishte skuadra e Feronikelit e para që kaloi në epërsi me golin e Përparim Livorkes në minutën e 26-të, kurse nikoqirëve një pikë ua siguroi sulmuesi gjilanas, Premton Muja në minutën e 35-të. /KP/Telegrafi/

Rezultatet: Superliga / Xhiroja e 21-të

Llamkos Kosova-Drita 3-1
Trepça-Hajvalia 1-0
F.Kosova-Feronikeli 1-1

Dje
Ferizaj- Trepça ’89 2-0

Të enjten takohen:
Besa-Prishtina 

telegrafi sport app