Ramiz Lladrovci, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Drenasit, ka mbajtur një takimin konsultativ me drejtorët e shkollave të kësaj komune.
Gjatë k♪7tij takimi ai foli për rëndësinë e arsimit, rolin e pazëvendësueshëm për zhvillimin e vendit si dhe përkushtimin e tij që arsimi ta ketë vendin meritor brenda aktiviteteve të pushtetit lokal.
“Arsimi është e tashmja dhe ardhmja jonë. Shteti ynë është fryt i guximit dhe mendjeve të arsimuara. Kemi obligim që arsimin ta trajtojmë siç e meriton, si bazë e fuqishme e zhvillimit tonë në komunë dhe në nivel vendi”, theksoi Ramiz Lladrovci, thuhet një njoftimin e PDK-së.
Në takimin konsultativ, u diskutua për shtrirjen e infrastrukturës dhe objekteve shkollore në Drenas, pajisjen e shkollave me kabinete, kuadrin arsimor si dhe arsimin e profilizuar për nevojat e ekonomisë.
Arsimimi i bën njerëzit të lirë, theksoi Ramiz Lladrovci, dhe shtoi se investimi në arsim është thelbësor për zhvillimin e gjithanshëm dhe të sigurtë të vendit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve