Liverpooli bëri histori pasi Sadio Mane shënoi të martën golin e fitores kundër Aston Villas për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull, me Reds që arritën një rekord të Ligës Premier të vendosur nga rivalët e Manchester Cityt disa sezone më parë.
Skuadra e Jurgen Kloppit u barazua me Cityn në krye të tabelës, pasi luftoi për të fituar në Villa Park kundër skuadrës së ish-lojtarit të tyre, Steven Gerrard.
Joel Matip ishte i shpejtë për të anuluar golin e hershëm të Douglas Luiz për vendasit, përpara se Mane ta shënonte golin e fitores pas pushimit – dhe ishte goli i yllit të Senegalit që do të thotë se ai ka hyrë sërish në librat e rekordeve.
Me Manen që gjen rrjetën, tani do të thotë që tre lojtarë të Liverpoolit kanë shënuar shifrën e 15 golave gjatë sezonit 2021/2022.
Sulmuesi bashkohet me sulmuesit e tjerë të Reds, Mohamed Salah dhe Diogo Jota në arritjen e numrit magjik, duke vërtetuar sulmin vrasës të Reds.
15 – Liverpool are just the second team in Premier League history to have three players reach 15+ goals in a single campaign (Sadio Mané, Mohamed Salah, Diogo Jota), after Manchester City’s title winning side of 2013-14 (Yaya Touré, Sergio Agüero, Edin Dzeko). Spread. pic.twitter.com/l3f69Q8rzg
— OptaJoe (@OptaJoe) May 10, 2022
Golat e treshes së sulmit nënkuptojnë se ata janë vetëm skuadra e dytë në historinë e Ligës Premier që kanë tre lojtarë që arrijnë shifrën në një sezon të vetëm.
Këtë rekord e kishte arritur vetëm skuadra fituese e titullit të Cityt në sezonin 2013/14 ia doli me sukses falë treshes Yaya Toure, Sergio Aguero, dhe Edin Dzeko. /Telegrafi/
🔴 Mohamed Salah (22)
🔴 Diogo Jota (15)
🔴 Sadio Mane (15)@LFC are just the second team in #PL history to have three players reach 15 goals in a single campaign, after Man City in 2013/14 🎯#AVLLIV pic.twitter.com/OCXzzfQfVV— Premier League (@premierleague) May 10, 2022